Zjarri në Karaburun merr përmasa të frikshme dhe rrezikon t’i prekë banesat e Dukatit Fushë, Administrata e Zonave të Mbrojtura jep alarmin për banorët

Një zhvillim i frikshëm është shënuar gjatë mesnatës së sotme lidhur me zjarrin e Karaburunit, i cili rrezikon të prekë banesat e Dukatit Fushë.

Advertisements

Përmes një lajmërimi në rrjetin social “Facebook”, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë (AdZM) ka bërë me dije se më e rrezikuara është lagjia “Kanal”, të cilës flakët i janë afruar së tepërmi.

Për situatën janë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe ata po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj çdo rreziku të mudshëm, sipas AdZM Vlorë.

Advertisements

Ndërkohë, iu është bërë thirrje edhe banorëve të ruajnë vigjilencën dhe të jenë në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm në lidhje me kërcënimin nga flakët.

Njoftimi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë:

Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”.

Forcat e zjarrëfikses janë sinjalizuar tashmë për të qenë në gadishmëri , por njëkohësisht lutemi banorëve të jenë vigjilentë dhe në gadishmëri!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit, diell dhe temperatura ‘përvëluese’ deri në 41 gradë
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 1 gusht 2021