“Mos u dorëzo bisha”/ Ballist Morina inkurajon Sali Berishën me komentin epik (foto)

Sot, Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila në mënyrë indirekte ka kërkuar nga Basha që ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar.

Advertisements

Por, mes komenteve të shumta në statusin e ish-liderit të PD-së, bie në sy edhe një koment inkurajues nga Ballist Morina, një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016.

“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Sali Berishës, teksa komentin e shoqëron me flamurin shqiptar.

Advertisements

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryediplomatja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes, ajo ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat duke i kërkuar kryedemokratit Basha që PD të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non-grata nga DASH.

Nga ana e tij, Berisha e ka cilësuar deklaratën e Kim si fyerje për të gjithë demokratët teksa shton se asnjë shpifje apo trillim nuk do ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe flamurin e Kosovës pas shpine dhe i përlotur, Biden falenderon Vjosa Osmanin për medaljen që do japë për djalin e tij të ndjerë
Artikulli tjetërAeroporti “Nënë Tereza” jep lajmin për udhëtarët: Nga nesër mund të shkoni drejt shtetit fqinj, por me një kusht!