Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se do të ndajë Medaljen Presidenciale për “Sundim të Ligjit” për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Advertisements
Lidhur me këtë, Kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderon presidenten Osmani me anë të një video-mesazhi, duke konfirmuar partneritetin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën, madje dhe ndihmën që po i ofron dhe do i ofrojë në vazhdim lidhur dhe me luf tën ndaj pandemisë së Covid.
“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.
Advertisements
“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vitet e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj më shumë punë për të lu ftuar ko rrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dës hmojmë se demokracitë, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën”, shprehet Biden.
blob:https://www.facebook.com/9bf73106-844d-48b6-b558-3efa9ed4b33e
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!