Temperaturat ekstremisht të larta ‘pushtojnë’ vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në vijim

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga i ‘nxehti afrikan’.

Advertisements

Meteorologu Hakil Osmani bën me dije se këtë të premte dhe të shtunën do të kemi masa ajrore të qëndrueshme, ndërsa sa i përket temperaturave do të kemi një rënie të lehtë me 2 gradë sot dhe nesër për të vijuar me temperature deri në 42 gradë të dielën.

“Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të territorit në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme të vranësirave. Përsa i përket vlerave termike do të ketë një rënie me 1 ose 2 gradë për të shënuar një rritje sërish të dielën ku temperaturat do të arrijnë në 42 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Advertisements

Gjithashtu Kosova dhe Maqedonia do të jenë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme ku temperaturat në Kosovë do të shkojnë në 39 gradë dhe në Maqedoninë e Veriut deri në 40 gradë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak27-vjeçarja hipën në autobuzin e gabuar, do ikte në Prishtinë, përfundoi në Gjermani
Artikulli tjetërNdihmoi zjarrëfikësit duke i dërguar ujë, 25-vjeçari turk ndërron jetë, mesazhi i fundit i tij(Foto)