Një punëtor shqiptar në Terni të Italisë ka humbur jetën nga një aksi dent në punë. Viktima është 60 vjeç, raporton Ansa, por nuk bën të ditur identitetin.
Advertisements
Sipas shtypit italian, 60-vjeçari shqiptar ishte punonjës i një kompanie private të specializuar për pastrimin e kanalizimeve.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, shqiptari u shtyp nga automjeti i punës në një terren të pjerrët në rrethana ende të paqarta. 60-vjeçari humbi jetën menjëherë për shkak të dëmtimeve të rënda. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes.
Advertisements
Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për rastin për të zbardhur tërësisht ngjarjen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!