Gratë shtat zëna janë të parat që preken nga këto temperatura të larta të këtyre ditëve e për këtë arsye duhet të tregojnë një kujdes të veçantë.
Advertisements
Mjekja obseter gjinekologe, Enriketa Kroi, tregon se çfarë probleme mund të hasin gratë shtatzëna.
“Është e kuptueshme që ekspozimi në temperature të larta i shoqëruar me dehidratim shoqërohet me një rënie të punës së zemrës, vlerave të presionit të gjakut, vështirësi në frymëmarrje, dhe të gjitha këto ndikojnë edhe te bebi”, u shpreh ajo.
Advertisements
Noti, por edhe deti janë dy faktorët kryesorë që ndikojnë për mirë te një grua shta tzënë gjatë ditëve të nxehta, prandaj dhe mjekja këshillon se si duhet të veprojnë ato gjatë plazhit.
“Është e kuptueshme që duhet shmangur në mënyrë të padiskutueshme ekspozimi në pikun e temperaturave të larta sa nga ora 11:30 deri në 4 e gjysmë të pasdites. Plazhi i ndihmon, rrezet e diellit i ndihmojnë por këshillohet dalja e shpejtë nga ora nga ora 7 e gjysmë -8 të paradites dhe më pas ekspozimi në orët e pasdites nga ora 4 e gjysmë deri në 7. Duhet të përdorin kremëra mbrojtës me faktorë të lartë 30 e sipër apo dhe 50+. Dhe për çdo person tjetër dhe gratë shtatzëna rekomandohet konsumimi i lëngjeve, i ujit mbi dy litra në ditë”, tha mjekja.
Gjithashtu edhe konsumimi i ushqimeve të freskëta, suprave dhe perimeve luajnë një rol kyç gjatë shtatzënisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!