Çonin turistë në lumin e Shalës, policia “godet” pronarët e varkave në Shkodër: Nuk kishin….

Policia e Shkodrës ka gjobitur 7 pronarë të mjeteve lundruese, ku 4 prej tyre janë proceduar p enalisht, pasi ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit.

Advertisements

Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.

Pas aksionit këtyre personave iu janë bllokuar mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Advertisements

Njoftimi i policisë: Shkodër

Ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit, ndëshkohen më masë administrative 7 pronarë të mjeteve lundruese. 4 prej tyre procedohen penalisht, iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“.

Gjithashtu, këtyre shtetase iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUEFA zgjedh golin më të mirë të vitit, ja kush e shënoi ‘perlën’ në Champions League (video)
Artikulli tjetërOperacioni i dêshtuar te ‘Vαrri i Bamit’, trαfikantêt mαskoheshin si pôlic? Ja çfarë iu gjet në biznesin e një prej të arrêstuarve