Temperatura deri në 41 gradë, ja çfarë do ndodhë me motin në ditët në vijim

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria vijon të mbetet në ndikimin e motit të nxehtë dhe në dy ditët e fundit të muajit korrik.

Advertisements

Sipas parashikimit të SHMU, temperaturat do të kenë rënie të lehta por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.

“Kjo valë nuk do të tërhqet edhe gjatë fillimit të gushtit”, njofton SHMU.

Advertisements

Postimi nga SHMU

Vendi vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë.

Gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërisht do të ketë mot të kthjellët. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.

Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.

Kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të Gushtit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlbin Kurti i përgjigjet tre liderëve të Shkupit: Nuk kemi pasur ftesë se nuk e njohim!
Artikulli tjetërLionel Messi merr vendimin më të vështirë të jetës, ja skuadra në të cilën do të vijojë karrierën