Albin Kurti i përgjigjet tre liderëve të Shkupit: Nuk kemi pasur ftesë se nuk e njohim!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, reagon pas takimit të tre liderëve në Shkup. Rama, Vuçiç dhe Zaev diskutuan për mundësitë që rajoni të ecë përpara drejt së ardhmes, si e vetmja mënyrë që e shkuara të zgjidhet më lehtë.

Advertisements

Qeveria e Kosovës, e quan mini-shengenin një nismë pa vizon për rajonin.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Advertisements

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Zoran Zaev, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëni kujdes në këto ditë përvëluese, ja cila është temperatura ideale që duhet të mbani kondicionerin e makinës kur e ngisni atë
Artikulli tjetërTemperatura deri në 41 gradë, ja çfarë do ndodhë me motin në ditët në vijim