Vazhdon katastrofa mjedisore në Fier. Një re toksike ka mbuluar qytetin, ndërsa djegia e plehrave vazhdon.
Advertisements
Gazetarja Fatjona Mejdini ka publikuar disa pamje nga qyteti.
“Sot është dita e tretë që Fieri zgjohet nën mjegullën toksike të krijuar nga djegia masive e mbetjeve në vend-grumbullimin e Mbrostarit!
Advertisements
Frymëmarrja është e vështirë dhe askush nuk ka asnjë shpjegim sa do të zgjasë kjo situatë dhe cilat do të jenë efektet në shëndetin e njerëzve…
Ndonëse janë shpenzuar miliona euro për ndërtimin e një inceneratori kontraversial (premtuar se do niste punën në dhjetor 2020) sot edhe ai mungon.
Ndërkaq situata me menaxhimin e mbetjeve nuk mund të jetë më e pashpresë sesa kaq dhe shëndeti i qindra mijëra banorëve më shumë i rrezikuar sesa sot!” shkruan ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!