Disa orë pas aks identit tra gjik në Slavonksi Brod në Kroaci ku humbën jetën 10 persona, kanë folur dy prej të mbijetuarve.
Advertisements
Në një prononcim për mediat kosovare, ata kanë përshkruar momentet e t merrit që kanë përjetuar.
“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.
Advertisements
Një pasagjer tjetër thotë se gjendja e të pl agosurve të tjerë është e qëndrueshme.
“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë” – tha ai.
Drejt Kroacisë është nisur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm e u mori jetën 10 personave ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur. 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore por aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!