Pas konfirmimit të variantit Delta, Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinimi, arma më e fuqishme!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit të variantit Delta në vendin tonë.

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu ka theksuar se duhet nga të gjithë respektimi rigoroz i masave parandaluese, izolimi i menjëhershëm dhe vaksinimi.

Gjithashtu ajo shton se armë më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit është vaksinimi, prandaj dhe u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

Advertisements

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM, VAKSINIM, VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!”, shkruan ministrja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDuke bërë shqiponjën Dua Lipa nuk ka të ndalur, me fotot nga Muzeu i Skënderbeut i tregon gjithë botës se sa krenare është që ka gjak shqiptari
Artikulli tjetërMuzikë pas orarit të lejuar në Sarandë, gjobiten 2 lokale! Procedohen 5 persona dhe u sekuestrohen pajisjet muzikore