Kush është fatlumi? Në çdo foto del vetëm, Lori Hoxha hap zemrën: Jam e dashuruar…

Trashëgimtarja e TCH, Lori Hoxha, ka ndarë detaje për jetën e saj private si asnjëherë më parë. Fillimisht ajo ka bërë me dije se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

Advertisements

“Po merrem me shumë gjëra, po merrem me një program shumë të madh. Shqiptarët e dinë,”-tha ajo duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për “Big Brother VIP”. Por nuk u ndal me aq. Lori foli edhe për gjërat e këqija që kishte kaluar nga pandemia, duke përmendur infektimit e të ëmës si një lajm që nuk e kishte përjetuar mirë.

“Çfarë kam kuptuar nga pandemia? Paskemi qenë shumë të pisët,”-tha ajo duke qeshur. Ndërkohë që nuk kishin si të mungonin edhe pyetjet “rozë”.

Advertisements

Pasi u pyet nëse ishte e dashuruar, Lori Hoxha vendosi që ta pranonte, duke bërë me dije se ka nevojë për pasion në jetën e saj.

“Jam e dashuruar, gjithmonë, me diçka dhe me dikë,“-tha ajo, por nuk preferoi që të përmendte emra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMiss Shqipëria nxjerr emrin: Ky këngëtar shqiptar më ka shkruar, besoj se…
Artikulli tjetërBebe Rexha për përmbytjet dhe ndryshimet klimatike: Nëse nuk e besoni që kjo po ndodh, atëherë jeni idiot