Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Advertisements
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.
Advertisements
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!