Pretenduan se veshjet të mbronin nga koronavirusi, kompania australiane gjobitet me 5 mln dollarë

Një firmë australiane veshjesh është gjobitur me 5 milionë dollarë pasi pretendonte se veshjet e saj parandalonin përhapjen e koronavirusit.

Advertisements

Kompania Lorna Jane publikoi një reklamë ku thuhej se veshjet e saj ishin të ndërtuara me një teknologji të tillë të quajtur “LJ Shield” e cila parandalonte të gjithë bakteret të depërtonin në trup.

Sipas BBC, një jurist australian thotë se pretendimet e kompanisë janë të paprovuara dhe të rrezikshme. Pas kësaj deklarate, e ka pranuar dhe vetë kompania.

Advertisements

Një zëdhënëse e Lorna Jane thotë se kompania është mashtruar nga furnizuesi i saj i cili pretendonte të njëjtën gjë, madje duke u shprehur se të gjitha kompanitë e tjera në Australi po furnizohen nga këto veshje.

“Na bënë të besojmë që teknologjia ‘LJ Shield’ po shitej në të gjithë Australinë, në SHBA dhe Kinë dhe ishte anti-bakteriale. Ne menduam që këtë risi t’ua jepnim edhe klientëve tanë” – tha zëdhënësja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, kryeministri Rama i uron suksese sportistëve shqiptarë
Artikulli tjetërPo këndonte në skenë, Noizy-t i rrëshqasin këmbët dhe bie mbi turmën e fansave, tërhiqet me shpejtësi nga truprojat