Ministria e Jashtme me anë të njoftimi bënë me dije se me datë 1 gusht linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues nga Bullgaria në Tiranë.
Advertisements
Më tej në njoftim thuhet se, fluturimi i pari me pagesë për qytetarët do të jetë duke nisur nga data 6 gusht, ndërsa në javën që do të vijë pritet të lancohet edhe sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.
“Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën.
Advertisements
Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari”, thuhet më tej në njoftim.
Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!