Mevlani dhe Ledjana janë dy prej ish-konkurrentëve më të komentuar në emisionin “Përputhen”. Ndonëse u duk se ata do të dilnin çift nga emisioni, rrugët e tyre u ndanë.
Advertisements
Mevlani dhe Ledjana nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale, por interesi i fansave për ta nuk mungon.
Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku ka pasur edhe pyetje për Ledjanën.
Advertisements
“Cili ka qenë momenti më i mirë me Ledjanën?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit.
“Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, tregon Mevlani.
Ad by Valueimpression
Më herët, Ledjana ka treguar në një intervistë televizive se e ka bllokuar Mevlanin në Instagram dhe kudo që pas përfundimit të festës së “Për’puthen”, ku ai këndoi këngën e saj bashkë me Antonelën.
Duket se ky gjest ka thyer përfundimisht marrëdhënien mes tyre. Po ashtu ajo shton se në javët përmbledhëse të emisionit, produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!