Dy muaj pas ndarjes nga Sara, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdheu ka shprehur simpatinë për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin. Gjatë një interviste në emisionin “Në pra nga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite bu rg.
Advertisements
Ndër të tjera ai shprehet se ka respekt për Borën dhe se vetëm pas përfundimit të emisionit e ka njohur më shumë.
“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”
Advertisements
“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite bu rg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Përputhen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë” – tha Atdheu.
Më pas Atdheu ka folur edhe për marrë dhënien me Sarën. Ai zbuloi se ka qenë Sara që e ka lënë Atdheun.
Por pavarësisht se duket sikur lidhja e tyre ka marrë fund, Atdheu e ka lënë këtë çështje pezull.
Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të Sarës gjatë një interviste ku ajo shprehej se nuk do kthehej më me Atdheun, ky i fundit tha “kurrë mos thuaj kurrë”.
“E dëgjova me një intervistë Sarën që thoshte se nuk kthehem më me Atdheun. Jetës nuk i dihet i them Sarës, kurrë mos thuaj kurrë. Më ka lënë ajo mua” – tha Atdheu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!