Europa qendrore u përfshi disa ditë nga ‘Liqeni i ftohtë’, i cili shkaktoi një kata strofë. Ndërkohë kjo masë ajrore tashmë ka mbërritur edhe në rajon.
Advertisements
Meteorologu grek Klearchos Marousakis ka deklaruar se kjo dukuri natyrore duhet mbajtur në vëmendje në 48 orët e ardhshme.
Moti i paqëndrueshëm do të shoqërojë rajonin edhe përgjatë të hënës. “Dje kemi pasur stuhi të forta në rajonin e Thesalisë, madje kemi pasur probleme në nivelin lokal. Temperatura ka rënë edhe në pjesën jugore të vendit”, ka deklaruar ai.
Advertisements
Sipas Marousakis, fen omenet e shkaktuara nga “liqeni i ftohtë” do të zhvendosen në pjesën qendore dhe veriore të kontinentit.
“Sot dhe nesër ka nevojë për vëmendje. Nuk përjashtohet që fenomenet të shoqërohen me breshër, dhe erërat të forcohen në nivel lokal”.
Ditën e sotme parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu dhe stuhi sporadike veçanërisht në orët e mesditës. Temperatura do të bjerë lehtë, në perëndim dhe në jug do të arrijë 31 deri 32 gradë Celsius dhe në pjesën tjetër 33 deri 35 gradë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!