Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.
Advertisements
Reshjet e shiut të shtunën, më 17 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume.
Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë ndërhyrje në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.
Advertisements
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljen në rrugë në orët e pasdites.
“Pritjet janë që sot nesër dhe të martën të ketë prapë intensitet të shirave më të dendur në Komunën e Gjilanit”, tha ai.
Sipas Hazirit, deri më tani dëmet nga këto reshje nuk llogariten të jenë të mëdha derisa ende nuk kanë shifër të përafërt monetare për këto dëme.
Ndërkaq, Komuna e Prishtinës, të dielën, më 18 korrik, u përball me një stuhi shiu dhe ere, që vërshoi disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës. Por, kjo komunë tha se situata është nën kontroll.
blob:https://www.evropaelire.org/63a8f7cf-df74-4c3c-ab3a-78208d000126
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!