Nuk iu mundësua udhëtimi, 42 vjeçarja godet punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas, arrestohet nga policia

Një 42 vjeçare është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjëse të një komapnie ajrore.

Advertisements

Bëhet me dije se 42 vjeçares Sh.K nuk iu mundësua udhëtimi, ndaj ka ushtruar dhunë mbi punonjësen e kompanisë ajrore, edhe pse kjo e fundit nuk kishte asnjë faj.

“Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje tronditëse/ Rrëfehet 30 vjeçari që vrαu të dashurën gjatë pushimeve: Humbëm rrugën në ishull për shkakun e saj, ajo tallej me mua
Artikulli tjetërU hap dy ditë më parë, Rama publikon pamjen e dy të rinjve nga Bypass-i i Vlorës: Edhe për foto!