Krim mjedisor në Borsh, anijet shkarkojnë karburantin dhe vajin e djegur në det

Një tjetër skandal në sezonin e verës në një nga vendet më turistikë të Sjqipërisë, në Borsh të Sarandës.

Advertisements

Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka ka shpërndarë disa pamje duke denoncuar dhe këtë krim mjedisor që po i bëhet bregdetit të jugut. Në sipërfaqe të ujit dallohet karburanti apo vaji i djegur i mjeteve të lundrimit.

Mbetjet janë shkarkuar vetëm pak metra larg bregdetit. Kjo ndodh pasi anijet duan herë pas here të shmangin kostot e larta të asgjësimit në port. Mes ujërave të ndotura ka plazhistë, madje edhe të mitur.

Advertisements

Për këtë ndotje të mjedisit ekziston një ligj i posaçëm, por mesa duket drejtuesit apo pronarët e mjeve lundruese vazhdojnë të pashqetësuar. Ndotja e ujit në bregdetet e Shqipërisë është kthyer në fenomen nga anijet, por këto mbetje konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e pushuesve që frekuentojnë plazhin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e mistershme, shkoi me të dashurin në ishull, dallgët nxjerrin në breg trupin e pajetë të 26-vjeçares
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2021