Sezoni turistik ka sjellë dobësimin e fortë të monedhës europiane, një dukuri që ndodh çdo vit në këtë periudhë të vitit.
Advertisements
Kjo për shkak të valutës që futet nga turistët e huaj, por edhe emigrantët që kthehen në atdhe për pushime.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro ka arritur aktualisht në 122.4 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët të një viti.
Advertisements
Në janar të këtij viti, kur nisi edhe rigjallërimi i ekonomisë, euro ishte në kuotën e 123.5 lekëve.
Rënia e euros lidhet tërësisht me faktorët e brendshëm. Në tregun tonë të këmbimit, në këtë periudhë të vitit, oferta për euro është më e lartë se kërkesa dhe kjo ka çuar në rënie të vlerës së monedhës së përbashkët europiane.
Nga këto luhatje të valutave ka humbës dhe përfitues, pasi efektet në ekonomi janë të pashmangshme. Një euro e dobët penalizon të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, familjet që marrin para nga emigrantët, depozituesit në euro dhe eksportuesit, veçanërisht fasonistët, që të gjithë aktivitetin e kryejnë në monedhën europiane.
Ndërsa përfitojnë kredimarrësit në euro, tregtarët dhe importuesit, si dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!