Para disa javësh u përfol se Bieta Sulo do të largohej përfundimisht nga “Top Channel” me përfundimin e sezonit të radhës të “Ftesë në 5”. Në disa media u raportua se ajo do të zhvendosej në “Vizion Plus”, ekran në të cilin bën pjesë edhe partneri i saj, Alban Dudushi.
Advertisements
Por ditën e sotme ajo i ka hedhur poshtë këto zëra. Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka falenderur stafin e saj për punën e bërë dhe publikun që e ka ndjekur përgjatë gjithë sezonit. Ajo është shprehur tepër mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ka marrë këto kohë dhe lë të kuptohet se së shpejti do e shohim sërish në të njëjtin stacion me “Ftesë në 5”.
“Jemi ndalur në më shumë se 200 stacione përgjatë këtij sezoni duke u përshëndetur me mbi 1000 të ftuar, duke bashkëndarë eksperienca, emocione, mendime, plane, dëshira dhe ëndrra. Stacione të tjerë na presin, me më tepër energji dhe përkushtim, pas një vere të bukur… përqafime”, shkruan Bieta në postimin e saj ndër të tjera.
Sezonin e “Ftesë në 5” ajo e mbylli ditën e sotme mes shumë lojërash, të qeshurash dhe me personazhe që i ka pasur të ftuar edhe më herët më emisionin e saj.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!