Fation Kuqari dhe Melisa Lleshi kanë pasur takimet më të bukura në “Për’puthen”. E teksa të gjithë mendonin se ata do të dilnin çift nga programi, marrëdhënia e tyre krejt papritur mori një rrjedhë tjetër.
Advertisements
Në një moment Fationi hedh akuza të forta ndaj Melisës. Ai u shpreh se ajo kishte krijuar lidhje të fshehtë me një nga djemtë e emisionit. Madje ish-konkurrenti nuk e la me aq, pasi e akuzoi se kishte kryer edhe marrëdhënie.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” nuk dha detaje të tjera, por në atë kohë Melisa i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Pavarësisht se nuk u përmend emri i djalit nërmend emri i djalit në fjalë, publiku menjëherë përmendi Andi Shehin.
Advertisements
Pasi tha se do ti pështynte në fytyrë, Fationi ka dy fjalë
Ky i fundit së bashku me Melisën kanë vetëm pak javë që kanë vendosur që të konfirmonin lidhjen e tyre, e duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Ndërkohë marrëdhënia e Melisës me Fationin u tensionua shumë gjatë kohës që ishin në program. Kuqari është shprehur më herët gjatë një interviste se do t’i pështynte në fytyrë, por duket se pas përfundimit të emisionit, ujërat janë qetësuar.
Pasi tha se do ti pështynte në fytyrë, Fationi ka dy fjalë
Ndërsa në një intervistë për “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.
“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”, tha Fationi, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë qetësuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!