Dy mjekë të spitalit të Gjirokatrës janë pezulluar nga puna dhe iu ndalohet që të dalin jashtë vendit, me vendim të Gjykatës së shkallës së parë, pas hetimeve për rastin e vd ekjes së 20 vjeçares Kristjana Muxhai, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Advertisements
Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, për caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
E reja Muxhai vdi q pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, dhe familjarët hodhën akuza të forta ndaj mjekëve, se e kishin neglizhuar rastin, dhe nuk i kishin injektuar medikamentet e duhura. Çështja është marrë nën jetim nga prokuroria e Gjirokastrës pas kallëzimit të bërë nga familjarët e të resë.
Advertisements
Demiri është i vetmi mjek anestezist reanimator në Gjirokastër, dhe pezullimi i tij nga detyra, duket se do të sjellë probleme dhe në kryerjen e operacioneve në këtë spital.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!