Nesër fillon riparimi i trafik ndarësve, ARRSH njofton punimet në aksin Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey).

Advertisements

Po pavarësisht punimeve, njofton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

“Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Advertisements

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë”, njofton ARRSH.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU dhunua nga policët bashkiakë në Tiranë, flet e moshuara: Djali më ka vdekur…
Artikulli tjetërMoment magjik, ushtari francez ulet në gjunjë i propozon të dashurës në mes të sheshit