“CONMEBOL” zbulon formacionin më të mirë, mes tyre edhe yjet e Argjentinës dhe Brazilit

Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, zbuloi këtë të martë formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës, që u zhvillua në Brazil, paralelisht me Kampionatin Europian.

Advertisements

Argjentina, fituese e këtij turneu, ka katër lojtarë në formacionin tip: portierin Emiliano Martinez, mbrojtësin Cristian Romero, mesfushorin Rodrigo De Paul dhe, pa dyshim, sulmuesin Lionel Messi, i cili përmbushi ëndrrën duke fituar një trofe madhor me përfaqësuesen (i mungon vetëm Kupa e Botës).

Brazili përfaqësohet nga tre elementë, Marquinhos dhe Neymar të PSG-së dhe Casemiron e Realit). Isla (Kili), Estupinan (Ekuador), Yotun (Peru) dhe Diaz (Kolumbi) plotësojnë 11-shen më të mirë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rrezikohen sidomos fëmijët dhe të moshuarit”/ kënder Brataj: Si të kuptoni simptomat e ğoḋitjes nga i nxehti
Artikulli tjetërPopulli i shtetit europian ka rënë në ‘hall’,duhet të zgjedhin mes një kryeministri të korruptuar dhe një tjetri që u thotë do ju çoj në hapësirë