Lajmi fundit/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ndërronte një prizë, humb jetën 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi në fshatin Mishtër i Klosit.

Advertisements

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.K. Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëni kujdes! Do çuditeni nga mënyra se si një shishe uji, mund t’i vërë flakën makinës tuaj në këto temperatura të larta
Artikulli tjetërCovid-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, 5 raste të reja në 24 orët e fundit