Lajm i keq/ U dërguan për kurim në Itali, ndërron jetë një nga vajzat që u dogjën nga shpërthimi i bombulës në Velipojë

Ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombulës në Velipojë bashkë me nënën dhe dy motrat e saj.

Advertisements

Vajza ishte çuar për kurim në Itali, por nuk ia doli dot.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.

Advertisements

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke pla gosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të pla gëve të marra janë nisur për në Tiranë, që aty më pas u transportuan në Itali.

Teksa shpëtimi nga flakët për ta ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por ju ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.

Vijon….

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMori të renë në motorin e ujit dhe e la të pajetë në mes të detit, i riu i cili sapo ishte kthyer nga Anglia mund të dalë ‘pa u lagur’ vetëm me gjobë
Artikulli tjetërTrejsi Sejdini ‘përvëlon’ fansat e saj me fotot e fundit në rrjetet sociale