Dashi: Miku që bën mblesëri
Advertisements
Je shumë i shoqërueshëm dhe i njeh mirë njerëzit. Shumë miq të pyesin ty të parin nëse të pëlqen i dashuri apo e dashura e re, falë intuitës tënde të pagabueshme dhe komunikimit troç. Përveç kësaj, je shpirti i festës! Duke qenë se njeh “dreq e bir”, ata që janë më të ndrojtur vijnë tek ty që t’i ndihmosh, por ke edhe shokë që janë po kaq të shoqërueshëm sa ti. Di si të bësh bashkë edhe njerëzit që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Prandaj je njeriu të cilit duhet t’i blejnë këpucë sepse herët apo vonë, do ta martosh ndonjë çift.
Demi: Miku për rrezik
Advertisements
Je një njeri aq i besueshëm, sa je i pari që duan të kenë afër kur kanë probleme. Ty të besojnë sekretet më të thella dhe ti je një thesar i vërtetë për ta, sepse di si t’i dëgjosh dhe t’i ndihmosh. Megjithatë ti vetë nuk u beson menjëherë: të duhet ca kohë sa t’u hapesh, por nëse e bën, janë përjetë shokët e tu. Ndonjëherë të duket vetja shumë “kot” se nuk je shpirti i festës, por kjo nuk të heq aspak pikë. Miqtë e tu janë miq të vërtetë dhe dinë çfarë të vlerësojnë tek ti.
Binjakët: Miku “lule më lule”
Bën miq menjëherë, sa hap e mbyll sytë, qofshin ata të këqinj apo të mirë. Por lodhesh shpejt prej tyre dhe nuk është se e kanë gjithmonë fajin ata, sepse mund të të mërziten për vogëlsira. Nuk të pëlqen të rrish vetëm, ndaj zakonisht je i rrethuar nga një grup njerëzish dhe përpiqesh gjithmonë të shmangësh të qenit vetëm, çfarëdo të kesh për të bërë. Edhe pse me të tjerët ke një marrëdhënie “fik e ndiz”, ke grupin tënd të miqve të afërt që nuk i braktis. Si njeri aventurier, skuadra jote vjen tek ti sa herë ka ca lekë për të prishur për qejf.
Gaforrja: Miku i thellë
Si “mami” i gjithë grupit që je, IQ-ja jote emocionale është ekstremisht e lartë. U ke qëndruar pranë miqve të tu mes problemeve më të ndërlikuara dhe je i bekuar me dhuntinë e intuitës së paparë. Kjo të bën t’i kuptosh thellësisht problemet e të tjerëve dhe ndonjëherë i përjeton si të jenë të tuat. Të duket sikur e gjithë pesha e botës bie mbi ty, një prej shkaktarëve kryesorë të humorit super të luhatshëm të Gaforreve. Kur kanë nevojë për mbështetje emocionale, të gjithë e dinë kujt t’i drejtohen, çka është ironike pasi ti vetë nuk para hapesh për ndjenjat.
Luani: Miku shpirt i festës!
Si i lindur për të qenë në qendër të vëmendjes, Luani nuk e ka të vështirë të bëjë miq të rinj. E në fakt, nuk para ka njerëz që s’u pëlqen që në takimin e parë. Megjithatë prirja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’i bëjë miqtë e tu të ngushtë të ndihen të vegjël dhe të parëndësishëm kur janë me ty. Ironikisht, ti nuk je aq egoist sa të bëjnë thjesht ndihesh më mirë kur flet për veten se të thuash diçka që mund ta bëjë tjetrin të mos ndihet rehat. Ti thjesht zgjedh mënyrën më të mirë për të dy.
Virgjëresha: Miku vetëflijues
Ti je një lloj martiri, Virgjëreshë. Përpiqesh më shumë se ç’duhet edhe nëse marrëdhënia nuk është e barabartë, edhe duke i nënvlerësuar përpjekiet e tua që tjetri të mos e marrë vesh sa ke bërë në të vërtetë për të. Për fatin tënd të mirë, 2-3 miq të ngushtë që të njohin mirë të vlerësojnë shumë, ashtu siç e meriton. Ti parapëlqen të kesh pak shokë përsa janë të vërtetë, kurse një rreth i madh shoqëror të krijon ankth. Je ndoshta shenja që e ka më të vështirë të largohet nga marrëdhëniet e sëmura, pikërisht sepse nuk do të flakësh në erë gjithçka ke bërë. Por ndonjëherë është më mirë: ata që nuk e vlerësojnë çfarë bën ti, nuk kanë për ta vlerësuar kurrë.
Peshorja: Miku i drejtë
Je një krijesë shumë e shoqërueshme, Peshore, sepse nuk para ka situata që nuk të pëlqejnë. Nuk ndihesh ndonjëherë në siklet në një dhomë plot me njerëz dhe të gjithë bien pre e sharmit tënd të lindur. Mund të jesh edhe pak martir: në përpjekje për të qenë sa më diplomatik, nuk para u bie shkurt gjërave dhe nuk ke një opinion të prerë. Këtë njerëzit mund ta lexojnë si paqëndrueshmëri, por në të vërtetë, ti thjesht e kalon kohën duke peshuar anët negative dhe pozitive të gjithçkaje.
Akrepi: Miku që të mbron
Ti je truproja i miqve të tu, ai që i ruan nga kushdo dhe s’e mendon dy herë përpara se t’ua tregojë vendin nëse ndonjëri guxon të ngatërrohet me miqtë e tu. Je një ndër njerëzit më besnikë dhe ata që janë me fat sa për ta kuptuar, e respektojnë dhe njëherësh e kanë frikë besnikërinë dhe pasionin tënd. Je gati t’ia nxjerrësh sytë ish-it që e ka lënduar një prej miqve të tu. E kupton se ndoshta do të duhej të bëje një hap prapa, veçse ti dhe miqtë e tu e dini shumë mirë se nëse ka karma në univers, ai je ti.
Shigjetari: Miku që të kthen humorin
Je super miqësor, aq miqësor sa shumë njerëz të jashtëm e marrin karizmën tënde për mungesë thellësie. Pak e dinë sa njeri i ndjeshëm je. Herë pas here të duhet t’ua kujtosh miqve sa të rëndësishëm janë për ty, sepse shpesh mendojnë se të kanë shokë vetëm për kohë të mira. Madje as miqtë e tu më të ngushtë nuk e kuptojnë se i konsideron miq të ngushtë, sepse është e vështirë të kuptohet me ty. Gjithashtu je shumë bujar dhe të ishte për ty, të gjithë do të ishin të lumtur dhe të kënaqur. Nuk je cinik, je thjesht i vetëdijshëm për realitetin, qoftë për atë çfarë pret nga të tjerët ashtu edhe për atë çfarë u premton atyre.
Bricjapi: Prijësi i grupit të miqve
Zakonisht ti je udhëheqësi de-facto i grupit tënd shoqëror. Tmerrësisht i përgjegjshëm, shumë i pavarur. Kujdesesh njësoj si për ta edhe për veten. Ndoshta nuk e kupton, por miqtë e tu vërtet e vlerësojnë shumë mendimin tënd dhe mbështeten tek ti. Duke pasur kaq shumë vetëbesim kur flet, i jep shumë peshë mendimit. Ndonjëherë edhe kur e thua diçka me shaka, mund të kuptohet si gjykim i brendshëm. Sigurisht, nuk duhet ta ndryshosh veten, por mbaj mend se fjalët e tua kanë shumë ndikim tek të tjerët.
Ujori: Miku që të dëgjon
Je miku mendimin e të cilit të tjerët mezi e presin sepse nuk kënaqesh me pak. Mund të jesh pak i largët dhe të dukesh i painteresuar, por ata që të njohin më mirë, e dinë se je një mik shumë besnik. Natyra jote kokëfortë mund t’i trembë ndonjëherë, por në fakt, je një dëgjues shumë i mirë dhe shumë empatik në bisedë me miqtë. Është ironike se me gjithë natyrën e veçantë dhe të vështirë, je në fakt një prej miqve më të përkujdesur që dikush mund të ketë.
Peshqit: Miku i mençur
Je ndërmjetësi i gjithë konflikteve në shoqëri. Duke qenë shumë i ndjeshëm dhe duke besuar se ka mirësi tek kushdo, të gjithë të besojnë dhe të ndodh shpesh të marrësh një rol neutral, si ai që i zbut gjërat. Je shumë i matur dhe miqtë t’i besojnë problemet e tyre më të fshehta, sepse i kupton shumë mirë dhe mund t’u thuash të vërtetën që s’ia pranojnë dot vetes. Je shumë i mirë me fjalët dhe çdo përvojë të ka bërë më të mençur, ndaj je një ndër shtyllat e shoqërisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!