Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, pasi sipas tij, çdo vaksinë krijon mbrojtje ndaj varianteve të reja të virusit.
Advertisements
Duke folur në rubrikën “Opinion”, në News24, Brataj tha se ka pasur raste të dyshimta të variantit Delta në vendin tonë, por duhet pritur përgjigjja nga laboratorët gjermanë.
Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë, ndaj dhe sipas tij, duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive.
Advertisements
Varianti Delta në Shqipëri?
Nuk mund të themi me saktësi që ka ardhur varianti Delta. Kampionët nga ISHP do të shkojnë drejt laboratorit të Gjermanisë, prej ku do të vërtetohet nëse ka ardhur apo jo varianti. Ditët e fundit, kemi te 2-3 raste, që ndoshta mund të jetë prania e këtij varianti. Nuk ka ndonjë ndryshim si sëmundje, është si Sars Covd 2. Sigurisht që vaksinat që kemi bërë na mbrojnë edhe nga ky variant. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj virusit, por mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Delta, me një mbrojtje deri në 70%, që është sërish një mbrojtje shumë e mirë.
Çfarë simptomash kanë variantet e tjera?
Ndryshimet janë të pakta, kryesisht dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrufë. Rrufa nuk është tipike te varianti anglez, kurse të tjerat janë njësoj.
Cila vaksinë mbron më shumë nga variantet e reja?
Ka shumë pak publikime për të parë. Mesa pashë, nëse mendojmë se në fillim ishte Pfizer, doli AstraZeneca më mbrojtëse ndaj Deltës. Mendohet që brenda verës Evropa të kapë 90% me predominancë të variantit Delta. Arma e vetme është vaksinimi. Sa më shpejt dhe sa më shumë të bëhen vaksinat në këtë moment, aq më mirë është. Duke parë që vaksinimi është çelësi i suksesit, ne nuk kemi pse ta ndalojmë. Ne e filluam me 40 në ditë dhe shkuam deri te 20 mijë në ditë. Vënia e ekipeve të vaksinimit në banesë lidhet me ata që nuk kanë mundësi të shkojnë te qendrat, si të sëmurë, të paralizuar, të moshuar, etj. Duhen stimuluar shumë edhe të rinjtë, që janë mosha më aktive dhe që janë të avaksinuar. Do të vazhdojë sërish fushata e vaksinimit mbi 18 vjeç e lartë, sidomos në fundjava. Duhen vaksinuar sa më parë këto grupmosha.
Çfarë pritshmërisë kemi, mund të rikthehet situata si më parë dhe të ndryshojnë masat anti-Covid?
Sigurisht që vjeshta do të ketë rritje të shifrave. Varianti po e bën xhiron e botës përsëri, ne tani kemi avantazhin e të nxehtit, vaksinimin, ndonëse do të kemi rritje të numrave, por jo valë si ato që kaluam. Unë nuk mendoj që do të kemi sërish masa të rrepta, siç po ndodh në disa shtete të botës. Thirrja ime është që kushdo që mundet të bëjë vaksinën, të mos ketë dyshime te asnjë lloj vaksine.
Muzika do vazhdojë të mos lejohet pas orës 22:00?
Në këtë moment jo. Pas dy javësh do të shihet situata, se më datë 1 morëm masat e reja. Nga mesi i korrikut, 15-20, do të rivlerësohet situata. Nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë masat, por dyshoj se do të ketë ndryshim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!