Gazetarja Anila Hoxha përmes një postimi në facebook ka komentuar aksionin e ditës së djeshme të Policisë së Shtetit, ku 1100 efektivë go ditën aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe arrestuan 35 persona.
Advertisements
Hoxha shprehet se ky është një aksion sipas motos ‘ik se të kapa’, teksa sipas saj uniformat blu e kanë të ndaluar t’u prishin pushimet të kërkuarve si Talo Cela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Lici, apo dhe të zbardhin ndonjë ekz ekutim ma fioz të ndodhur në Elbasan, Vlorë Durrës, apo Shkodër.
Postimi i plotë i Anila Hoxhës: Dita e dytë nisi.
Advertisements
Kane mbetur dhe 98 ditë.
Sot në menu kemi për mëngjes : bollëk të proteinave ndaj rekomandohet nje takim me zëvendes drejtoret dhe shefat e komisariateve. Ata duhet të perbehen sot nga ulja e qafës, heshtja totale kur shefi tju bërtase , duhet të mbajnë nga një bllok ku te shkruajnë ” shefi ka te drejtë” . Njëherazi duhet të jene te veshur me uniformen që e presin me porosi tek stilistët dhe jo me uniformën pesë lekëshe që veshin policë mavritë.
Për drekë :
Dy aksione fizike dhe shoë force ne periferi sipas motos : ik se te kapa!
Për ilustrim të ndiqet shembulli i operacionit të fundit të lojrave te fatit, ku mjeshtrat e kri mit ekonomik njoftuan kundravajtesit paraprakisht se do kontrolloheshin.
Për darkë : sipas deshirës , ose nje postbllok me policë fit që kujdeset për orarin e mbylljes se lokaleve. Ose përdorim drageri al kol mates, nje proces që duhet patjeter të shoqerohet me filmime cilesore qe shtjellojne heqje patentash
Gjate kesaj dite eshte kategorikisht e ndaluar
Tu prishen pushimet të kerkuarve si Talo Cela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Lici
Te zbardhet ndonje ekze kutim maf ioz i ndodhur ne Elbasan, Vlore, Durres dhe Shkoder
Të bllokohet lundrimi i begatë i ndonje piloti deti
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!