Horoskopi për sot, e premte 9 korrik 2021

Dashi

Advertisements

Sot dita do të jetë e mbushur me plot momente të lumtura. Do keni pranë njeriun tuaj të zemrës si dhe shoqërinë që do t’ju ofrojnë çaste të paimagjinueshme. Edhe financat do fillojnë të përmirësohen dalëngadalë.

Demi

Advertisements

Momente kritike në jetën tuaj sentimentale paraqiten për Demët sot. Parashikohen mosmarrëveshje me partnerin të cilat do ju përfshijnë në debate të forta. Mundohuni të ruani qetësinë, në mbrëmje gjithçka do të ketë kaluar. Probleme të vogla do t’ju dalin dhe me financat por me një maturi të vogël do arrini t’i zgjidhni.

Binjakët

Për beqarët ende nuk ka asgjë të re në horizont, ndërsa çiftet duhet t’i përkushtojnë më shumë kohë partnerit. Financat paraqiten në gjendje të mirë nëse do të dini ta menaxhoni atë si duhet.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do të jetë mjaft problematike për çiftet sot. Debatet mes jush do të jenë temë dite. As për beqarët nuk parashikohet ndonjë fat i madh në fushën sentimentale. Në planin financiar bëni kujdes me hapat që hidhni.

Luani

Për çiftet yjet parashikojnë një klimë të ngrohtë. Do të kaloni çaste romantike përkrah partnerit tuaj. Shfrytëzoni këto momente sepse nuk përsëriten shpesh. Financat duhet ti menaxhoni me kujdes, që gjendja të mos përkeqësohet.

Virgjëresha

Kjo e sotmja do të jetë një nga ditët më të bukura për ata që janë në një marrëdhënie dashurie. Problemet e së shkuarës duket se do i hidhni pas krahëve dhe momentet plot emocion do ju përfshin në këtë ditë. Për shkak të një pune me rëndësi që do të përfundoni edhe të ardhurat do të kenë përmirësim.

Peshorja

Në sektorin sentimental çdo gjë do të eci më mirë se sa ju e keni parashikuar. Kjo falë prioritetit që ju do t’i jepni jetës suaj në çift. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat dhe kjo nuk do të shfaqë asnjë problem për ju.

Akrepi

Probleme të vogla do të shfaqen herë pas herë në jetën tuaj në çift, duke mos ju lejuar që marrëdhënia me partnerit të jetë e qetë. Mundohuni të ruani qetësinë në mënyrë që gjendja të mos përfundojë në debate të mëdha. Financat do të përmirësohen falë një iniciative të rrezikshme që do ndërmerrni.

Shigjetari

Yjet parashikojnë një ditë të qetë për ju që jeni në një marrëdhënie. Pavarësisht dëshirave tuaja për të kapur qiellin me dorë, do ju duhet të ktheheni me këmbë në tokë sepse asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Në planin financiar këshillohet që më parë se të veproni të konsultoheni me familjarët.

Bricjapi

Marrëdhënia juaj sot paraqitet e stabilizuar, falë përpjekjes suaj. Nuk do të keni asnjë lloj problemi me partnerin. Në planin financiar buxheti do të përmirësohet më shpejt nga sa ju e kishit parashikuar.

Ujori

Sot do të ndiheni në formë dhe të guximshëm për të hedhur një hap gjigant në marrëdhënien tuaj në çift. Për beqarët parashikohet që një takim i bërë kohët e fundit të kthehet në qendër të vëmendjes. Financat i keni gjatë gjithë kohës në kontroll, mos u shqetësoni.

Peshqit

Debate dhe mosmarrëveshje me partnerin ata që janë në çift. Nuk do arrini të merreni vesh dhe kjo do ju shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm. Mos merrni asnjë hap për të investuar, pasi financat nuk paraqiten në gjendjen e tyre më të mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKur do të iki i nxehti afrikan për t’ja lënë radhën reshjeve të shiut? Njihuni me parashikimin e motit për ditët në vijim
Artikulli tjetërMakina humb kontrollin dhe del nga rruga në Durrës, lëndohet drejtuesi 20-vjeçar dhe disa pasagjerë