TIRANË
Në studion e emisionit “Me zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e 12-vjeçarit nga Bathorja, i cili humbi kontaktet me familjen prej dy ditësh. I ftuar në studio babai i 12 vjecarit ka rrëfyer momentet e ankthit, por edhe takimin emocionues me të birin në komisiariatin e Sarandës, pasi i mituri u gjet në rrugët e këtij qyteti.
Advertisements
“Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhunë fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën.
Kur më pa dhe më tha “shyqyr babi që erdhe dhe më gjete” me hodhi duart ne qafe. I falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin”- tha ai në studionin e emisionit “Me zemër të hapur”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!