Varianti “DELTA” s’është shumë agresiv, mjeku Brataj tregon simptomat

Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me një deklaratë publike ditën e djeshëm dhe ka theksuar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast me variantin “Delta”, të koronavirusit i cili tashmë është përhapur me shpejtësi në vendet e rajonit.

Advertisements

Ndërkohë që kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka pohuar gjithashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por me qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë.

“Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni ‘Delta’ i COVID-19, dhe është varianti indian.”- është shprehur Skënder Brataj.

Advertisements

Më tej mjeku ka zbuluar edhe disa simptoma që ka varianti “Delta”, ku ka nënvizuar se përhapet me shumë shpejtësi, dhe se ka një ngjashmëri me ftohjen normale. Qytetarët e infektuar mund të ndjejnë dhimbje koke, fyti, rrufë, por në ndryshime nga varanti i mëparshëm i COVID, nuk humbet shijen dhe nuhatjen. Gjithashtu Brataj ka theksuar se virusi nuk është agresiv, por fakti që përhapet shumë shpejt, rrit numrin e personave të infektuar. Mjeku thekson se me shfaqjen e simptomave duhet të bëhet testi anti-COVID.

“Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen. Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin.”- tha Brataj.

Mjeku ka thënë se personat e vaksinuar janë më pak të rriskuar nga varianti “Delta” dhe se zgjidhja e vetme është vaksinimi masiv i popullsisë. Po ashtu Brataj tha se nuk flitet për momentin për masa të tjera. Mjeku tha se edhe nëse do të kishte shifrat të larta infektimi, do të jenë asimptomatikë

“Tipike është fakti që personat jo të vaksinuar janë shumë më të prekshëm nga ky variant. Duhet të ketë një pjesëmarrje masive për vaksinimin, i vetmi çelës i suksesit është vaksinimi në masë. Ardhja e virusit nuk përjashtohet, por në këtë moment nuk flitet për masa të tjera. Nëse prania e Deltës do të vërtetohet do të merren masa të kontrollohet, pa krijuar një shtrëngim masash të reja, do të përballohet deri sa strukturat shëndetësore janë në gjendje të përballojnë. Mendoj se virusi ka shpeshtim, por është më pak virulent. Është fat i mirë që temperaturat janë të larta edhe nëse do të ketë përhapje do të jetë e kontrolluar. Rreth vjeshtës duhet të kihet më kujdes. Mendoj edhe nëse do të kishte shifrat të larta infektimi, do të jenë asimptomatikë. Kjo pasi stina në të cilën kemi shumë avantazhe karshi virusit.”- tha Brataj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVijon lufta me menaxherin e “Babastars”, Stresi: “Mos harro bukën o idiot!”(Foto)
Artikulli tjetër“Telefoni nuk është për këto lloj bisedash”, zbardhen përgjimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjes