Ka bërë dy vite shkollore brenda një të vetmi, i riu shqiptar që po i lë pa fjalë italianët me inteligjencën e tij

I riu shqiptar Kristjan Leskaj i ka lënë pa fjalë italianët me inteligjencën e tij.

Advertisements

Ndonëse ka vetëm pak vite që jeton në Savona të Italisë, i riu shqiptar ka arritur të shkëlqejë me rezultate të larta në mësime. Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Kristjan tregoi se vitin e katërt dhe të pestin i ka bërë në një të vetëm pasi kishte rezultate të larta.

“Kur erdha këtu, muajin e parë dhe të dytë kisha pak vështirësi dhe u regjistrova në vitin e parë për gjuhën si dhe për të ecur pak me mësime. Në Dhjetor të atij viti kalova në vit të dytë dhe me më pas kam bërë vitin e tretë normalisht. Të katërtin dhe të pestin i kam bërë në një.”, tregoi Kristjan.

Advertisements

Ai rrëfen se ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme dhe nga stafi i shkollës. “Me të gjithë kam pasur raporte të mira ndërsa drejtoresha dinte dhe situatën. Kur pa dhe rezultatin është munduar të më gjejë një vend pune në Torino, ku do të vazhdoj universitetin. Jam pritur goxha mirë dhe ishin mahnitur sepse po bëja dy vite njëkohësisht dhe për shkak të rezultateve.”, tha i riu shqiptar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAva Max fotografohet në plazh me të dashurin, të gjithë sytë tek trupi i saj me bikini
Artikulli tjetërRonela Hajati flet ‘pa dorashka’: Disa artistë nuk e meritojnë as t’ju ndizet drita e kameres per ta!