Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në ISHP kanë mbërritur 100 mijë vaksina AstraZeneca, dhuratë nga Greqia.
Advertisements
Ministrja gjithashtu bën të ditur se deri më tani, në vend, kanë mbërritur mbi 1 milion vaksina.
“100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë
Advertisements
1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkruan Manastirliu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!