Moderatorja Kiara Tito është përfolur gjatë për një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri. Mirëpo, ajo gjithmonë e ka mohuar, aq sa tani i ka ardhur “në majë të hundës” nga kjo çështje.
Advertisements
Kiara ka qenë së fundmi e ftuar në “Express Rozë”, ku nuk ka munguar një pyetje për këngëtarin. Moderatorja ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie dhe dëshiron të mos e pyesin më për të.
“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera. Realisht nuk ka pasur lidhje mes nesh dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, është shprehur Kiara.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!