Moderatorja Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë dy vajza binjake

Lajm i bukur për familjen e gazetares. Moderatorja e njohur Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë, ku në spitalin “Hygeia” ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

Advertisements

Lajmin e bëjnë me dije burime pranë gazetares së njohur. Mësohet se bebushet e zonjës Vasili janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se të voglat e saj do të quhen Nikol dhe Sofi.

Vasili vendosi të ndërpresë për këtë sezon emisionin “Open” pak javë më parë, pasi ishte përcaktuar se së shpejti ajo do të lindte. Familja e gazetares Vasili dhe inxhinierit Armandi, i cili i “rrëmbeu” zemrën dhe la Londrën për të, tashmë është shtuar me dy vogëlushe binjake, të cilave iu urojmë jetë të gjatë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po kjo ç’a është?! Fik mjetin dil nga makina!”/ Shihni si arrestohet i riu që u fut me të kuqe dhe kërkoi t’ia hedhë me 20-çe (VIDEO)
Artikulli tjetër“Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën”- Agron Llakaj shkruan fjalë të ndjera pas ndarjes nga jeta të Petrit Rukajt: Mik i shtrenjtë. S’doja ta besoja…