Dukej fillimisht sikur duhet vetëm të shiste, ndërsa për momentin operacionet e vetme të merkatos së Interit janë në hyrje: Çalhanoglu dhe Kordaz.
Advertisements
Megjithatë, synimi është i qartë: Të grumbullohet një aktiv prej së paku 70 milionë eurosh (përveç reduktimit prej 15% të kostos së punës) dhe personat e merkatos zikaltër po nxitojnë për të akumuluar një “thesar” në shifër të trefishtë për t’u lejuar të kenë një marzh për përforcimin e skuadrës kampione të Italisë.
I sakrifikuari i parë i rëndësishëm, tashmë dihet prej një muaji, është Ashraf Hakimi. Anësori maroken (i cili në “Twitter” ka publikuar edhe “emoji”-n e një aeroplani), sot pritet të kryejë vizitat mjekësore në Paris, përpara firmës që do t’i garantojë atij 8 milionë euro pagë vjetore dhe Interit 68 milionë euro plus 5 si bonuse.
Advertisements
Një sakrificë jo e vogël por e dobishme, me shpresën për të mbajtur të paprekur pjesën tjetër të skuadrës që një muaj e gjysmë më parë fitoi një titull të pritur 11 vite. Janë orë të nxehta për kalimin te Benfika të Zhoao Marios, i cili jo rastësisht është përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për të enjten, duhet të garantojë 7,5 milionë.
Por, janë në dalje edhe të tjerë element: nga Naingolan do të kursehen 4,5 milionë euro neto të pagës. Dalbert i intereson CSKA-së së Moskës.
Interi e vlerëson 6-7 milionë euro. Ndërsa Lazaro, në kthim nga huazimi te Gladbah, mund të rikthehet te Njukasëlli ose në Bundesligë, çmimi varion nga 10 në 15 milionë euro. I fundit, Pinamonti, kërkohet në Premier Ligë: kushton 20 milionë euro.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!