Arrestohet turku në Rinas, ja çfarë mënyre ‘briliante’ përdori për të fshehur 33 mijë dollarë

Njoftimi i plotë i policisë: Rinas

Advertisements

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe go ditjen e paligjshmërisë.

Brenda pak ditësh go ditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Advertisements

Sekuestrohen 33000 dollarë, procedohet penalisht një 43-vjeçar, shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së ri skut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm ‘shkund’ shtetin bregdetar, tméṙṙohén banorët
Artikulli tjetërAksidenti me 5 makina në Durrës/ Makina drejtohej nga maturanti, po kthehej nga festa