Rrëzohet avioni ushtarak me 85 persona në bord, deri më tani 17 të vdêkur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku një aeroplan transporti ushtarak me të paktën 85 persona në bord është rrëzuar në jug të vendit.

Advertisements

Mediat e huaja bëjnë me dije se 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 persona janë nxjerrë nga avioni dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Më parë, gjenerali Cirilito Sobejana tha se të paktën 40 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e djegura të C-130, i cili u rrëzua ndërsa u përpoq të ulej në ishullin Jolo, në jug të kryeqytetit Manila, por që nuk mundi të ndalonte dhe e kaloi pistën.

Advertisements

Sakaq, ekipi i kërkim shpëtimit vijon punën për të nxjerrë edhe personat e tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrëzohet dhe shpërthen në flakë avioni me 85 persona në bord, 15 të shpëtuar deri më tani
Artikulli tjetër“I gjeta në pishinë”, i afërmi i familjes Gjoka tregon si ndodhi shpérthimi: Ndezën gazin për të bërë kafe! Burri është në Itali, erdhën dje për të…