Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare. Etrit Berisha është rikthyer në Serie-A ku ka nënshkruar me skuadrën e Torinos në Serie-A.
Advertisements
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi torinez përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bëri të ditur transferimin e gardianit kuqezi nga SPAL.
Berisha, i cili ditën e djeshme kreu vizitat mjekësore, ka firmosur një kontratë tre vjeçare me Tonrion
Advertisements
Ish portieri i Lacios, Atalantës dhe Spalit së fundmi do të zërë vendit e portierit të “axurrëve”, Sirigu i cili kaloi 4 sezone tek Torino.
“Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë t’iu njoftojë se ka blerë nga SPAL kartonin e futbollistit Etrit Berisha. Portieri nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.
Berisha lindi në Prishtinë më 10 Mars 1989. I rritur si futbollist tek të rinjtë e 2 Korrikut, në 2008 ai u transferua në Suedi, tek Kalmar, ku fillimisht luajti për skuadrën U19 dhe më pas bëri debutimin në ekipin e parë, më 28 prill 2010 kundër ‘Orebro.
Në 2013, Berisha mbërriti në Itali ku luajti tre sezone me Lazion, tre me Atalantën dhe dy të fundit me SPAL. Në total, Berisha ka zhvilluar 139 paraqitje në Serie A dhe 25 në Serie B. Përveç kësaj, ai ka luajtur 65 ndeshje me kombëtaren shqiptare.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!