Pas reshjeve rikthehen temperaturat e larta, sinoptikania: Ja kur kthehet i nxehti afrikan

Dita e sotme solli reshje shiu për disa zona, duke sjellë ulje të temperaturave.

Advertisements

Në një lidhje skype për ‘News24’ sinoptikania Lajda Porja tha se era në zonat bregdetare do të shkaktojë det të trazuar, ndërsa theksoi se dita e nesërme do të jetë më e stabilizuar.

Mes të tjerash Porja tha se i nxehti afrikan mund të rikthehet në muajin gusht.

Advertisements

“Sot problematike dita do të jetë për pushuesit, pasi do të jetë një det i trazuar. Gjate nates do te kemi qetesim te eres dhe dita e neserme do te jete mire. Do të ketë rrebeshe shiu afatshkurta, si në Pogradec.

Temperaturat e larta afro 41.6% qe u shënua në qarkun e Beratit kanë qenë më të larta në këtë verë. Moti parashikohet që deri në 7 të kemi temperatura të freskëta. Ndërsa në datën 9 do të ketë rritje temperaturash. Muaji korrik do të ketë temperatura të muajit të vetë, deri në 38 gradë. Nuk parashikohet që të kemi në korrik këto shifra, por nuk përjashtohet mundësia që këto valë të rikthehen në gusht. Deri në datën 10 moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare.”, -tha Porja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Baba i tre fëmijëve…’ / Detaje të reja nga ngjarja në Berat, flasin miqtë e 45-vjeçarit që humbi jetën në lumin Osum
Artikulli tjetërPrekës! Trajneri i Zvicrës sillet si baba me lojtarin që humbi penallti (VIDEO)