‘Te Lana ke mundësi të testosh nuhatjen. Aty ku u burrërua kryeministri ynë…’, Tritan Kalo thumbon keq Ramën

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo, ka reaguar sërish sot me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ka sjellë në vëmendje edhe njëherë rëndësinë dezinfektimeve të ambienteve të ndryshme në Tiranë.

Advertisements

Kalo shkruan se me rritjen e temperaturave, institucionet duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë pastrimit të rrugicave e dezinfektimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve.

Reagimi i plotë i Tritan Kalos:

Advertisements

Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……Me marrjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019…..

Të nesërmen para kamerave televizive banueses së njërit prej apartamenteve, duke i puthur dorën KM i premtoj se riparimi do të ndodhte në javët më të afërme……Edhe pas 19 muajsh çatia është po aq e rrënuar, dhe banorët e apartamenteve poshtë saj vijojnë të banojnë te të afërmit e tyre……

Vjeshta po afron dhe do jetë e treta që do e gjejë çatinë në të njëjtën gjendje…Të shpresojmë që ky apel të dëgjohet dhe më pas të veprohet…. Mqse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohen….Po dezinfektimi, dezinfektimi apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë….

Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje sjedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

KUTËRBON një erë aq e rëndë sa të krijohet mendimi se gjendesh mbi një kolektor të ujërave të zeza….Taksat e pastrimit NE i paguajmë rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të Kryeqendrës së Trojeve Arbërore…..Together forever!!!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO: Pushuesit i zë shiu në plazhin e Durrësit, marrin peshqirët dhe “ia fusin vrapit” mes çadrave dhe shezlongëve
Artikulli tjetërNuk ka më dyshime, ja kush do ta prezantojë ‘Big Brother Vip’, kjo është prezantuesja e njohur shqiptare që ka marrë zyrtarisht timonin e drejtimit të spektaklit të njohur