Pas ndarjes nga Bearti, Tea ka nisur një lidhje të re. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo pak javë më parë, gjatë një interviste te “Shqipëria Live”. Ndërkohë, vetëm së fundmi, Tea ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku është pyetur rreth lidhjes së re.
Advertisements
“Single je akoma”, i ka shkruar një ndjekës, teksa Tea i është përgjigjur me një “Jo” të prerë.
Më tej, ajo ka zbuluar se i dashuri i saj është shok me Fation Kuqarin. “Nuk bëhet i dashuri jot xheloz për Fationin, kohët e fundit jeni shumë shpesh bashkë”, i ka shkruar një tjetër.
Advertisements
“Joo, Fationi është rob zoti dhe janë miq”, ka replikuar Tea.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!