Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës.
Advertisements
Sipas një njoftimi zyrtar të bërë nga policia mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 60-vjeçar ka pla gosur me çi fte motrën e tij, shtetasen B.H., rreth 66-vjeçe.
E lënduar është nisur menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa nga hetimet e para hetimore dyshohet se ky i fundit ka qenë nën efektin e alko olit në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka pla gosur me ar më gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!