Një i ri është gjetur i pajetë në banesën e të afërmit të tij në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë u zbulua rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë.
Advertisements
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!