Hapet kufiri me Greqinë/ Kakavijë dhe Kapshticë 24 orë në shërbim, ja çfarë duhet të mbani mend

Pas shumë ditësh i mbyllur dhe pjesërisht me orare të reduktuara, është hapur sot kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas. Tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj.

Advertisements

Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis. Pika kufitare e Kakavijës dhe e Kapshticës do të qëndrojnë të hapura 24 orë për udhëtarët nga Shqipëria.

Personat që duan të kalojnë kufirin, duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar 24 orë para formularin PFL (protokoll i shtetit grek).

Advertisements

Përveç punëtorëve sezonalë, tashmë do të lejohet të udhëtojnë edhe turistët nga Shqipëria, apo kushdo që ka planifikuar të vizitojë të afërmit në vendin fqinj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDashi rikthehet në program dhe debaton me konkurrentët: Keni injoruar një djalë, gjithë shqiptarët…
Artikulli tjetërNënshkruhet peticioni/ 240 mijë sportdashës kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër, ja çfarë dyshohet